Lajme Shqip Sunday, 27 November 2011 15:14

 Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka përshëndetur sot miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 2012.

Në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka theksuar se diskutimet, debatet dhe miratimi i buxhetit është padyshim jo vetëm aksioni politik i mazhorancës por një ngjarje e rëndësishme që i kalon caqet e miratimit thjesht të një ligji.

“Një vlerë e shtuar dhe një tregues pozitiv do të ishte nëse opozita do e votonte por gjithësesi debati shprehu në thelb rëndësinë dhe seriozitetin e qeverisë e cila u angazhua për mriatimin e buxhetit” theksoi Luan Rama.

Në vlerësimin e LSI-së ky buxhet nuk është më i miri i mundëshëm por sipas Luan Ramës e rëndësishme është se ai është një projekt ambicioz, serioz dhe shumë realist i qeverisë për të bërë më të mirën e mundshme.

Luan Rama gjithashtu ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në zbatimin e buxhetit pasi sipas tij impakti është i lidhur me qytetarët.

“Ajo që mbetet pa dyshim e cila është edhe sfida më e madhe është realizimi i këtij buxheti dhe në kuadër të reflektimit por jo vetëm e pjesëmarrjes së Kuvend, ftoj opzitën që të japë kontributin për ta realizuar këtë buxhet pasi impakti është i lidhur me buxhetin e shqiptarëve” ka shtuar më tej Luan Rama.