Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 09:07

Vlorë – Të dy koalicionet zgjedhore-vendore të 8 majit, në rrethin e Vlorës, “Aleanca për Qytetarin” dhe “Aleanca për të Ardhmen” nuk kanë përzgjedhur kandidate femra për komunat dhe bashkitë e qarkut, duke i dhënë fushatës ngjyrime mashkullore.

Në rrethin e Vlorës numërohen 13 njësi vendore, prej të cilave katër bashki dhe pjesa tjetër komuna. Në 9 prej tyre drejtohen nga përfaqësues të Partisë Demokratike, ose aleatëve të saj, të cilët u shpallën fitues në zgjedhjet vendore të 18 shkurtit të vitit 2007.

Nisur nga kjo, në pjesën më të madhe të këtyre njësive, koalicioni “Aleanca për Qytetarin” do të përfaqësohet në zgjedhjet vendore të 8 majit me drejtuesit aktualë.

Në bashkinë e Vlorës do të përballen Ardian Kollozi, kryetar i degës së PD-së, i cili dorëzoi mandatin e deputetit dy ditë më parë dhe Shpëtim Gjika, përfaqësues i PS-së i cili synon mandatin e tretë në krye të bashkisë.