Lajme Shqip Thursday, 20 December 2012 02:13

Prishtinë, 20 dhjetor – Gara për të marrë kreun e Partisë Demokratike të Kosovës në Degën e kryeqytetit, Prishtinë, ka hyrë në një fazë të nxehtë.

Emri i shumëpërfolur se do të marrë kreun e kësaj dege, ministri aktual i Kulturës, Memli Krasniqi, mbrëmë në orët e vona është parë nga bashkëpunëtorët tanë të jetë përfshirë në një tendencë manipulim me vullnetin e zgjedhësve.

Në prag të takimit të Kuvendit Zgjedhor të Degës së PDK-së në Prishtinë,  që do të mbahet sot, dhe do të vendosë për kreun e kësaj dege, ministri Krasniqi ka shpërndarë një listë së cilës i prinë vetë ai,  për të ndikuar të delegatët e kësaj dege që të votojnë për emrat e preferuar nga ai.

I dyti në këtë listë është ministri i Bujqësisë dhe miku i ngushtë i Memli Krasniqit, Blerand Stavileci, pas të cilit janë renditur edhe shumë emra të tjerë të preferuar të Memlit.

Portali e përcjellë të bashkëngjitur faksmilin misterioze që po qarkullon qysh mbrëmë në qarqet e kësaj partie në Prishtinë. (LajmeShqip.com)