Lajme Shqip Sunday, 23 August 2015 09:01

Nikola Shainoviq, ish nënkryetari i Qeverisë së Jugosllavisë i akuzuar për krime lufte, kthehet të mërkurën e ardhshme në Beograd, pasi i ka vuajtur dy të tretat e dënimit me burg prej 18 vjetësh

Me aktgjykimin e shkallës së parë më 2009, Shainoviq ishte dënuar me 22 vjet burg për krime lufte në Kosovë, por pas ankesës dënimi i ishte zbritur në 18 vjet.

Shainoviq ishte dorëzuar vullnetarisht në Hagë në maj të vitit 2002. Sipas akuzës, ai ngarkohej për shkelje të ligjeve të luftës në Kosovës, nga 1 janari deri më 20 qershor 1999. Në mesin e akuzave kundër tij përmendej deportimi, vrasjet, përndjekjet në bazë fetare apo racore me tentim të ndryshimit të strukturës nacionale në Kosovë etj.