Lajme Shqip Wednesday, 25 April 2012 13:20

Prishtinë – Përfaqësues të Asociacionit profesionist të gazetarëve në Kosovë dhe të mediave kanë marrë përgjigjeje pozitive sot nga presidentja Atifete Jahjaga për të rishqyrtuar Kodin e ri penal.

Arben Ahmeti kryetar i AGPK-së tha se kemi praktikat më të mira evropiane për të kundërshtuar dy nenet që cënojnë punën dhe lirinë e mediave”

Ai tha se në shenjë pakënaqësie të votimit të këtij projektligji në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit do të bojkotohet puna e institucioneve të Kosovë”

Ahmeti tha se presidentja ende nuk e ka pranuar Ligjin në fjalë dhe sipas afatit kushtetues pas tetë dite pritet një qëndrim zyrtar nga ana e presidentes për ndryshime të këtij Ligji. (LajmeShqip.com)