Lajme Shqip Thursday, 04 July 2013 17:10

Prishtinë – Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij të akuzuar për rastin “Kleçka”, janë liruar nga arresti shtëpiak. Këtë lajm e ka konfirmuar për “Epokën e re”, Tahir Rrecaj, avokat i Limajt.

Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij, janë të obliguar që të lajmërohen rregullisht në stacionin më të afërt policor.

 Administrimi i të gjitha provave në rastin “Kleçka”, do të përfundojë më 18 korrik, kurse vendimi përfundimtar për këtë rast do të shpallet në fillim të muajit shtator të këtij viti. 

Ndërkohë edhe në një faqe me emrin e Limajt në Facebook, ka publikuar lajmin e lirimit nga arresti shtëpiak.