Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 23:02

Prishtinë (PLOTESUAR, 13:51) – Rasti Limaj, deklarohen të pafajshëm dhjetë të akuzuarit.

*****************************

Prishtinë (PLOTESUAR, 10:00) Në orën 09:30 ka nisur gjykimi ndaj Fatmir Limajt, i cili është sjell nga Policia në Gjykatë, ndërsa nëntë kolegët e tij janë sjell më herët në gjykatë.

*****************************

Prishtinë – Për herë të dytë në jetën e tij, Fatmir Limaj pritet të ulët në bankën e të akuzuarve nesër. Kundër tij dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tjerë pritet të nis një gjykim i gjatë për krime luftë. Ata pritet të gjykohen në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës nga një trup gjykues i EULEX-i. Akuza përfaqësohet nga prokurori italian Maorzio Salustro. Bashkë me Limajn janë të akuzuar edhe Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Sabit Shala, Refi Mazfreku, Arben Krasniqi, Shaban Shala, Behlul Limaj dhe Besim Shurdhaj.

Salustro i akuzon ata me akuza për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë në vitin 1999 në një burg të UÇK-së. Njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën e luftës “Çeliku”, akuzohet se ka urdhëruar dhe ka marrë pjesë në torturimin çnjerëzor të civilëve serbë e shqiptarë të paraburgosur në një kamp në fshatin Kleçkë.

Limaj do të gjykohet bazuar në dëshmitë e Agim Zogajt i cili u gjet i vdekur në shtator në Gjermani ku u tha se kishte bërë vetëvrasje. Ai u ka dhënë dëshmi prokurorëve për krime. U ka dorëzuar edhe ditarë me shënime për të burgosurit, vrasjet e disa prej tyre e detaje tjera.

Limaj në vitin 2005 ishte shpallur i pafajshëm në Hagë për krime lufte. Pritet me interesim se çfarë do të ndodh në këtë rast dhe mbi çfarë faktesh do të zhvillohet ky proces. (LajmeShqip.com)