Lajme Shqip Saturday, 02 April 2011 15:58

Prishtinë – Nënkryetarët e PDK-së, Hajredin Kuçi dhe Fatmir Limaj kanë shfaqur qëndrime të kundërta lidhur me situatën e krijuar pas zhvillimeve të fundit në skenën politike dhe kërcënimeve të AKR-së për braktisjen e koalicionit qeverisës.

Duke iu përgjigjur interesimit të medieve pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese se zgjedhja e Behgjet Pacollit ka qenë jokushtetuese, Kuçi konsideron se PDK-ja nuk është fajtore e krizës së krijuar dhe se kjo parti duhet të kërkojë zgjidhje.

Ai ka thënë se nuk ka informacione lidhur me veprimet e fundit të AKR-së për t’u tërhequr nga koalicioni.

Sipas tij, nëse partitë tjera duan zgjedhje të jashtëzakonshme, edhe PDK-ja është e gatshme për një gjë të tillë.

Por, nënkryetari tjetër i PDK-së, Fatmir Limaj ka thënë se PDK-ja e ka obligim që të konsultohet me partitë politike për të gjetur një zgjidhje dhe një kandidaturë të përshtatshme për president të Kosovës.