Lajme Shqip Friday, 20 September 2013 15:46

Prishtinë-Zgjedhjet po afrojnë, dhe partia më e madhe në vend, rrezikon të dal keq në to, nëse dy nga ish udhëheqësit e këtij subjekti politik, vazhdojnë të kërkojnë vota në emër të subjekteve tjera. Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, momentalisht po përkrahin dy Iniciativa Qytetare, të themeluara nga ish anëtarë të PDK-së, në Malishevë dhe Drenas.
Kjo ka bërë që kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi të provojë që të mos i lejojë partisë së tij, fatin e LDK-së. Ai ka angazhuar dorën e djathtë të tij, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, që të paktën ish numrin dy të partisë, Fatmir Limajn, të mos e lë të ik nga PDK-ja.
Burime të gazetës “Lajm” brenda PDK-së, kanë bërë të ditur se me ndërmjetësimin e Hajredin Kuçit, jashtë ambienteve publike, janë duke u bërë negociata intensive mes Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt, për rikthimin e Limajt prapë në PDK.
Të njëjta burime tregojnë se edhe ‘’Iniciativa Qytetare për Malishevën’’, e themeluar pas pakënaqësive në degën e PDK-së në Malishevë dhe përplasjeve me Thaçin,pritet t’i ribashkohet prapë PDK-së. Sipas këtyre burimeve Limaj së shpejti pritet ta bëjë zyrtare rikthimin e tij bashkë me Iniciativën Qytetare të Malishevës në PDK. /reporteri/