Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 08:04

Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special bashkë me Ligjin për Mbështetje Juridike dhe Financiare për të akuzuarit potencial nga Gjykata Speciale ende nuk janë kanë arritur tek Presidentja Jahjaga për t’i nënshkruar dhe dhënë “amin”-in e fundit.

Për këtë nuk ekziston ndonjë dispozitë ligjore që e përcakton kohën se kur duhet të kryhet, raporton RTV21.

Por në rast refuzimi për nënshkrim nga ana e Presidentes Jahjaga, ligjet kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe Kuvendi është i obliguar t’i shqyrtojë vërejtet e lëshuara nga Presidentja. Pas kësaj Jahjaga në këtë rast nuk ka të drejtë t’i rikthej për herë të dytë ligjet në Kuvend.