Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 20:32

Prishtinë – Zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, takoi sot ministrin për Evropën, David Roy Lidington, i cili rikonfirmoi qëndrimin e Mbretërisë se Bashkuar se pavarësia, sovraniteti dhe integriteti shtetëror i Kosovës janë çështje të mbyllura. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në planin e brendshëm dhe të jashtëm.
“Vendi ynë do të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugën drejt sukseseve të reja, shtimit të numrit të njohjeve, integrimit në BE, NATO dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë”, tha Lidington, bën të ditur zyra e shtypit e qeverisë kosovare.
Duke vlerësuar përparimet e arritura në Kosovë, Lidington tha se Qeveria e Britanisë së Bashkuar përshëndet arritjet e dialogut teknik dhe se marrëveshjet e arritura janë kontribut për paqen dhe stabilitetin e rajonit, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe theksoi vazhdimin e mbështetjes së qeverisë britanike në këtë proces.