Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 20:59

Vitin që shkoi ishte laureate e çmimit të iniciativës globale Clinton. Por edhe në hapjen e ceremonisë si sivjetme presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ishte emri më i lakuar.

Kjo pasi që ish-presidenti Bill Clinton, Jahjagën e mori si shembull të lidershipit dhe përparimit të Kosovës.

Në fakt, manifestimi i iniciativës së klintonëve po mbahet në margjinat e takimit të 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku Kosovën pos të parës së saj po e përfaqëson edhe kryeministri Isa Mustafa e kryediplomati Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

Për, siç thuhet, marrjen e mbështetjen sa më të fortë të mbështetjen e shteteve në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Atifete Jahjaga, takoi mbretin e Jordanisë, Abdullahun e dytë.