Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 08:41

Fyerjet dhe fjalori që po përdorin së fundi zyrtarët e lartë shtetërorë tregojnë për mungesën e debatit politik në vend, si dhe papjekurinë politike të drejtuesve shtetërorë.

Kështu vlerësojnë analistët politikë, duke iu referuar fyerjes së fundit që ia bëri lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarit të Komisionit Shtetëror për Përcaktimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, Murat Mehës, të cilin e ka quajtur “peder”.

Shembull më të mirë se Haradinaj nuk ka dhënë as kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili javë më parë e ka quajtur deputetin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, “gomar të Zajednicës”.

Duke e komentuar degradimin e fjalorit politik në vend, nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë për “Zërin” se ashpërsimi i gjuhës fillon atëherë kur mungojnë argumentet. Zeri