Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 18:00

Shkup – Instituti “Liberta” organizon debat me liderin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, të mërkurën në orën 13:00 tek Teatri i fëmijëve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Tema e këtij debati është: Perspektivat e trekëndëshit Tiranë – Prishtinë – Shkup.

Një debat i ngjashëm para disa javësh po ashtu për politikën dhe krizën në trojet shqiptare u mbajt në Shkup në të cilën morën pjesë analistët politik Veton Surroi nga Kosova dhe Kim Mehmeti dhe Sasho Ordanovski nga Maqedonia.

Albin Kurti me lëvizjen “Vetëvendosje” e cila u shndërrua në subjekt politik në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë arriti të fitojë 14 deputetë me çka u bë faktori i tretë politik në Kosovë, pas PDK-së dhe LDK-së. Kurti kohë më parë ka marrë pjesë në disa debate në Shkup organizuar nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSH).

Kurti është i njohur për qëndrimet e tij lidhur me Kosovën. Ai është një kritikues i ashpër i Planit të Ahtisaarit dhe bisedimeve që po zhvillohen mes Prishtinës dhe Beogradit. Kurti në disa prononcime dhe intervista disa herë ka kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.