Lajme Shqip Sunday, 20 October 2013 14:35

Mark Jaku, 60-vjeçari i ekzekutuar ditën e djeshme në komunën Ungrej të Lezhës është vrarë nga nipi i tij. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë. Sipas tyre, Petrit Dushi i cili ishte i kërkuar nga policia për vrasje dhe falsikim, prej 2 vitesh ishte strehuar në banesën e dajës së tij, Mark Jaku.

Kërkesa e viktimës për ta nxjerrë nga shtëpia ka pas dy vitesh i fsheshur në banesën e tij, ka irrituar autorin e krimit, cka ka nxitur më pas edhe në vrasjen e të moshuarit.

Autori i vrasjes, Petrit Dushi 42 vjec ishte në kërkim prej 10 vitesh, ndërsa policia tashmë është vënë në ndjekje të tij edhe për një vrasje të dytë.