Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 11:00

Lezhë – Polica e Lezhës arrestoi shtetasin Afrim Ukaj, 39 vjeç, lindur në Prizren (Kosovë) dhe me banim në Zvicër, pasi akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Burime zyrtare nga policia e Lezhës, bënë të ditur se Ukaj u arrestua sot, pasi mbrëmë duke drejtuar automjetin e tij të tipit Ford Galaxy, me targë FR 115313, në autostradën Rrëshen-Kukës, së bashku me familjen e tij, në vendin e quajtur fshati Ndërfanë të rrethit të Mirditës, ka aksidentuar një këmbësore 76 – vjeçare me banim në fshatin Ndërfanë, e cila ka gjetur vedekjen.