Lajme Shqip Tuesday, 09 July 2013 09:08

Tiranë – Qarku i Lezhës po mban peng rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, për shkak se KQZ nuk i ka miratuar ende tabelat përfundimtare. 

Ndërkohë dje ky institucion miratoi me katër votat e anëtarëve të pranishëm, nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore qarku Tiranë dhe qarku Gjirokastër, raporton BW. 

Në zgjedhjet e 23 qershorit 32 mandatet e qarkut Tiranë u ndanë: 19 mandate për koalicionin e majtë dhe 13 mandate për koalicionin e djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.