Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 15:39

Prishtinë – Lëvizja për Bashkim ka përshëndetur qëndrimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu për çështjen kombëtare.

“Tashmë për herë të dytë Alfred Moisiu, kryetar i Republikës së Shqipërisë në mandatin e kaluar, shprehet qartazi për bashkim kombëtar. Lëvizja për Bashkim e përshëndetë këtë qëndrim dhe është e bindur se çdo politikan me dinjitet është për këtë ide. Ajo që dëshiron të shpjegojë Lëvizja për Bashkim është fjalori i (keq)përdorur nga disa analistë e politikanë pas këtij qëndrimi të ish-kryetarit Moisiu.

Kur thuhet: “Kosova është krahinë e Shqipërisë”, nuk është bërë asnjë gabim. Aq më tepër nuk është bërë asnjë fyerje e Kosovës apo nënvlerësim i saj. Me fjalë të tjera, “Kosova është krahinë e Shqipërisë” do të thotë: Kosova është Shqipëri”, thuhet në komunikatë.