Lajme Shqip Sunday, 06 September 2015 20:39

Leme Xhema, dikur e kërkuar nga Interpoli, sot ka kërkuar vota në Fushë Kosovë, në kuadër të kandidaturës për deputete në Komunën e Medvegjës. Ajo ka thënë se asnjëherë nuk i ka ikur drejtësisë.

Gazeta Express kishte raportuar se Leme Xhema po kandidonte për deputete në Medvegjë.

Ish-drejtoresha e PTK-së, Leme Xhema, e dënuar në mungesë e deri vonë ishte në kërkim edhe nga Interpoli, ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me drejtësinë.

Ajo ka thënë se nuk I ka ikur drejtësisë dhe t’i jetë shmangur asaj.

“Ajo që ka qenë e imja e kalume, është dicka që ka ndodhë dhe mundet me i ndodhë gjithkujt në funksione të larta, por ajo tash është e kaluar”, thotë Leme Xhema.

Ndryshe, Leme Xhema sot ka kërkuar vota në Fushë Kosovë.