Tiranë – Lëkundje të lehta tërmeti u ndjenë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Sipas informacioneve nga Instituti Sizmiologjik lëkundjet e para janë ndier rreth orës 04.03 minuta, ndërsa intensiteti i lëkundjeve ka qenë 2.9 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 15 km në veri të qytetit të Librazhdit.
“Tërmeti është shoqëruar me disa paslëkundje të tjera deri në mëngjes, magnituda e të cilave ka ardhur duke u rritur. Lëkundjet e tjera janë regjistruar rreth orës 06:14 minuta me një magnitudë prej 3.6 ballë”, thanë burimet.
Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale.