Lajme Shqip Saturday, 26 November 2011 12:37

Tiranë-Pretendenti për fronin mbretëror në Shqipëri Leka Zogu I ndodhet ende në spital, por konfirmohet se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Oborri Mbretëror në një njoftim shtypi theksojne se pavarësisht përmirësimit të gjendjes shëndetësore, Leka nuk ka dalë ende nga gjendja kritike.

Familja Mbretërore thekson se gjatë kësaj kohe të shtrimit të tij në spital Leka Zogu I ka komunikuar vazhdimisht me djalin e tij, Princ Leka.
Oborri, gjithashtu vë në dukje punën e mirë dhe profesionale që po bëjnë mjekët në drejtim të pretendentit për fronin mbretëror.

Prej datës 17 nëntor Leka Zogu ndodhet i shtruar në reanimacionin e spitalit nr.5 në Tiranë. Mësohet se 73-vjeçari vuan prej kohësh nga vështirësi në rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar.

Pas shtrimit në spital doktor Mentor Petrela bëri të ditur sëmundjen e Leka Zogu I.
“Mbreti Leka I po mjekohet për vuajtje multisistemike ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe e mushkërive dhe gjendja e Mbretit është relativisht e rëndë por nën kontroll dhe po merr terapinë e nevojshme”, u shpreh ditë më parë shefi i këtij spitali, profesor Petrela.