Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 15:19

Tiranë – Më në fund transplantet do të jenë të ligjshme në Shqipëri. Në komisionet parlamentare është dërguar drafti për këtë qëllim. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, kontrolli i përdorimit të teknikave dhe zbatimit të procedurave mjekësore do të jetë tepër i lartë dhe do të ketë penalitete për shkelësit e ligjit.

Në draft është parashikuar që të ngrihet banka e organeve, indeve dhe qelizave.

Është lënë e hapur edhe mundësia për donacione, në një kohë që transplante do të kryejnë si klinikat shtetërore ashtu edhe ato private. (LajmeShqip.com)