Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 11:38

Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës në një kumtesë për media konsideron se, tash e gati dy vjet, dështimi dhe humbja që po i shkaktohet kryeqytetit nga një qeverisje jodemokratike, përjashtuese dhe jostabile në kryeqytet, ka marrë përmasa të shkeljeve të drejtpërdrejta të ligjeve dhe për më keq të të drejtave të njeriut.

Sipas këtij grupi, përjashtimi nga puna i punëtorëve të komunës së Prishtinës, i shërbyesve civilë, i zyrtarëve të niveleve të ndryshme, për shkak të “bindjeve politike” është i papranueshëm.

” Edhe më i rëndë del veprimi i kryetarit Ahmeti, që në vendin e punës të të përjashtuarve nga puna, duke shkelur çdo normë, punëson aktivistë partiakë të VV, me kontratë mbi vepër, veprime këto të kundërligjshme, tendencioze dhe tipike politike” thuhet në kumtesën për media të LDK-së..
Ky grup më tej thekson se këto janë veprime diskriminuese dhe antiligjore të kryetarit Shpend Ahmeti, i nxitur dhe i kapur nga zyra politike e VV.