Lajme Shqip Tuesday, 09 October 2012 18:34

Prishtinë – Pas iniciativës për bashkim të së djathtës,  kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kërkon zgjedhje të parakohshme. Ai ka deklaruar se për të kaluar kjo situatë në të cilën gjendet Kosova, duhet të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Nuk mund të lejomë një situatë ku pozita po e lëshon Parlamentin dhe ne t’i mbyllim sytë e të themi se duhet të vazhdohet kështu”, ka deklaruar Mustafa për KTV-në. Sipas tij, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës vështirë mund të funksionojnë edhe më tutje kështu.

Sa i përket thirrjes së LDK-së për bashkimin e partive me orientim të djathë, Mustafa theksoi se kjo ftesë është bërë pasi që kjo i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës, si parti më e madhe e qendrës së djathë.

“LDK-ja tani është konsoliduar tërësisht dhe ne kemi pasur objektivin tonë që të kemi një unifikim edhe në spektrit politik, tani mbetet në partitë e tjera që ta diskutojnë këtë ofertë”, deklaroi Mustafa. (LajmeShqip.com)