Lajme Shqip Wednesday, 21 November 2012 20:31

Prishtinë – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke folur në retrospektivë për zhvillimet historike që përcjellën datën e 28 nëntorit të viti 1912, tha se shteti shqiptarë pati vështirësitë në konsolidimin e saj si shtet sovran dhe i pavarur gjatë dekadave të para. Megjithatë Mustafa tha se jo të gjitha vendet shqipfolëse u bënë pjesë e shtetit të Shqipërisë.   “ Dita e 28 nëntorit të 1912 shënon ditën më të ndritshme të historisë shqiptare e shekullit 20-të. Kjo ditë shënon fillimin e kthimi të Shqipërisë në gjirin e familjeve euro-perëndimore. Pavarësia e Shqipërisë u pagua me një tagër shumë të lartë, pasi që ajo nuk arriti t’i përfshinte në të njëjtin pullaz shqiptarët e shpërndarë  kudo në Ballkan.”

Ndërsa duke folur për pozicion e Shqipërisë, në këtë 100 vjetor të shtetbërjes së saj, kreu LDK-ës, Isa Mustafa tha se Shqipëri është sot shtet demokratik i integruar ën strukturat euro –atlantike. Mustafa, tha se shqiptarët në rajon, ndonëse më së shumti të dëmtuar nga të gjithë popujt tjerë të Ballkanit, kanë promovuar gjithnjë bashkëjetesën paqësore më vendet fqinje.(LajmeShqip.com)