Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 13:16

Lazim Destani është takuar me kandidaten për president nga Partia Demokratike Hillary Clinton në një mbrëmje të organizuar në shtëpinë e aktivistit Sal Rusi në New York, njofton Telegrafi.

Destani po qëndron këto ditë në vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan, asambleistin e New York-ut, Mark Gjonaj, senatorët e shtetit të New York-ut, Jeffrey Klein dhe Diane J. Savino.

Për takimin me Clinton ai shprehet “Kjo ishte një mbrëmje e mrekullueshme për të mbështetur kandidaten demokrate për presidente të Amerikës, Hillary Clinton. Komuniteti shqiptar në Amerikë e ka dhënë dhe po jep një kontribut të pazëvendësueshëm për atdheun duke qenë urëlidhja më e mirë ndërmjet adminsitratës amerikane dhe Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e trojeve të tjera ku jetojnë shqiptarët në Ballkan”, tha z. Destani.