Lajme Shqip Saturday, 21 June 2014 12:20

Teksa policia vijon kontrollin cep më cep në Lazarat, paraditen e sotme është zbuluar një bazë e personave që i bënë rezistencë policisë. Baza e gjetur është pranë një depoje uji, 100 metra nga qendra e Lazaratit, nga e cila dyshohet se është qëlluar për ditë me radhë. Brenda depos së ujit u gjetnë armë të rënda, një çifte, një kallash, një tyt mitralozi, 3 granata. Policia ka gjetur edhe disa gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Deri më tani janë kontrolluar mbi 15 shtëpi.

Gjykata e Tiranës vendos masën arrest shtëpie, për Florenc Hoxhën, kreun e Inspektoriatit Ndërkombëtar Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës. Ndaj tij janë depozituar 6 kallëzime penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Sipas gjykatës, arrestimi nuk është i mbështetur në prova dhe gjithçka pritet që të verifikohet, ndërkohë që Hoxha do të jetë në ‘arrest shtëpie’.