Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 08:30

Vilnjus-KFOR-i dhe EULEX-i kanë dështuar në mbikqyrjen e neutralitetit të statusit të Kosovës. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të OSBE-së në Vilnjus.  

Siç raporton agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass gjatë fjalës së tij, Lavrov foli edhe për situatën e fundit në Kosovë duke akuzuar forcat ndërkombëtare se nuk kanë mbrojtur neutralitetin.

“OSBE duhet të vazhdojë të jetë e fokusuar ndaj situatës në Kosovë e cila është agravuar sërish pas devijimeve ndaj Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dështimit për të ruajtur statusin neutral nga forcat ndërkombëtare”-tha Lavrov. Shefi i diplomacisë ruse foli edhe për kontributin e mundshëm të OSBE-së në situatat në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. (LajmeShqip.com)