Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 15:46

Prishtinë – Zëvëndëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, u takua me Ambasadorin  e  Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Një ndër temat që u diskutuan në takim ishte edhe procesi i decentralizimit.

Zv/kryeministri i Kosovës dhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Petroviq, tha se procesi i decentralizimit është preoritet për këtë ministri.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, shtoi se përveç procesit të decentralizimit duhet të plotësohen kushtet për procesin e përshpejtimit  të liberalizimit të vizave dhe Shqipëria është e gatshme të ndihmojë në këtë drejtim.

Ai tha se bashëkpunimi në mes të dy vendeve duhet të thellohet edhe më shumë.

Në takim nuk u la pa u përmendur edhe ndihma që është ofruar vitin e kaluar nga Shqipëria Komunës së Graçanicës, në shumë prej katërqind mijë eurosh.

Keshtu që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të thellohet edhe më shumë në ato komuna që janë afër kufijve, u tha në takim.

Ndryshe, Petroviq do t’u bëjnë vizitë tri komunave: Malishevës, Klinës dhe Rahovecit.