Lajme Shqip Wednesday, 28 November 2012 13:03

Tiranë – Portali LajmeShqip.com uron të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, “Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë”!

Festa e filluar kohë më parë, për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë kulmon sot, kur bëhen saktësisht 100 vjet, që kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, dhe njëkohësisht shpalli pavarësinë e shtetit shqiptar.

Me Besim tek Zoti dhe përpjekje në forcat tona  le të punojmë të gjithë së bashku për një të ardhme më të mirë. Shprehim nderimin tonë më të madh dhe të thellë, ndaj të gjithë atyre,që sakrifikuan dhe luftuan në mbrojtjen çèshtjes shqiptare.

Shekull i ri i cili sapo ka filluar duhet të na gjejë të bashkuar për ta bërë vendin tonë ashtu siç e kishin ëndërruar firmëtarët e Pavarësisë me Plakun e mençur Ismail Qemali në krye.

Me urimet më të mira në jetën tuaj ju urojmë “Gëzuar Pavarësinë, Gëzuar Shqiptari”. Redaksia e Portalit LajmeShqip.com