Lajme Shqip Monday, 28 November 2011 16:15
Himni
Audio

Tiranë – Çdo shqiptari të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Çamërisë, kudo që jetojnë shqiptarë, Portali LajmeShqip.com ju uron Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Ditën e Daljes Publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë, me një qëllim,
Të gjithë Atij duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një Dëshmor.

Në dorë armët do ti mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne si ndajmë,
Këtu armiqtë skanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë,
Pë të, për të luftojmë ne.