Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 15:12

Prishtinë- Prej disa orësh hetuesit e EULEX-it kanë mbërritur në zyrat e  Agjensinë së Kosovës për Produkte Medicinale dhe po bastisin institucionin në kërkim të dokumentave dhe provave për keqpërdorimet e mundëshme me barnat.

Hetimi është në vazhdim dhe ne do t’iu njoftojmë se si do të vijojë më tej operacioni i EULEX.

Më herët Portali LajmeShqip.com ka hasur në një dokument jo me pak peshë, në të cilin ish-ministri Bujar Bukoshi akuzon emra të mëdhenj e të vegjël të politikës kosovare, e deri te përfaqësues të diplomacisë amerikane në Prishtinë, të jenë të përfshirë, sipas tij, në një aferë barnash në vlerë prej 1.4 milionë eurosh. Nisma e Bukoshit, kurrë nuk shkoi në fund.

Ndërkohë gjatë muajit qershor, portali LajmeShqip.com publikuan disa dokumenta origjinale si pjesë e denoncimit të sekretarit permanent në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Ilir Tolaj, përkundrejt Klinikës së Kardiokirurgjisë, në tenderin për ndërtimin e së cilës ai akuzon për shëprdorime zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe operatorin ekonomik Patria Group.

Sipas dokumenteve të tij, të adresuara në Prokurorinë e EULEX-it, ky repart i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që filloi të ndërtohej qysh në vitin 2008, nuk është pranuar teknikisht as sot, vetëm për shkak të, siç vlerëson ai, shkeljeve të rregullave dhe të procedurave nga të dyja palët, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ata të operatorit Patria Group.