Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 11:54

Prishtinë – Ali Lajçi, njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, në shenjë pakënaqësie me zhvillimet që po ndodhin në këtë subjekt politik.

Duke dhënë kritika të shumta për zhvillimet në parti, ish- kryetari i komunës së Pejës ka thënë se udhëheqja aktuale e LDK-së ka shërbyer në Partinë Komuniste të Jugosllavisë. 
Ai ka deklaruar se kryetari Isa Mustafa i denigroi dhe i deformoi reformat, ndërsa LDK është konsumuar dhe nuk ka çka t’i ofrojë Kosovës. 
Ai ka thënë se do të vazhdojë aktivitetin e tij politik në ndonjë subjekt tjetër politik.