Lajme Shqip Thursday, 03 May 2012 20:30

Tiranë – Kuvendi miratoi të enjten në seancë plenare me 73 vota pro aktin normativ për shtyrjen deri më 31 gusht të afatit të legalizimit të banesave. Akti normativ parashikon se falja do të bëhet vetëm për qytetarët, si mënyrë për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve që vijnë në verë dhe duan të mbyllin këtë procedurë.

Përmes këtij ligji, tha Bode, relaksohet tregu i banesave për shkak të shitjes me vlerën e vërtetë dhe hipotekimin sipas vlerës reale. Tirana dhe Durrësi janë dy qytetet që zunë peshën kryesore, vlerësoi më tej Bode.

Kreu i financave publike tha se lidhur me borxhet tatimore nga kompanitë janë paguar 850 raste me 266 milionë lekë, janë falur 166 976 raste me vlerë prej 16 .6 miliardë lekë.

Në administratën doganore, sipas Bodes, janë falur 2500 raste dhe janë në përpunim 211 raste, me një vlerë prej 124 milionë lekë për t’u paguar nga ana e kompanive që i detyrohen administratës doganore. (LajmeShqip.com)