Lajme Shqip Wednesday, 10 August 2011 12:17

Prishtinë – Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që me datë 23 gusht të mbajë seancën e radhës, ku do shqyrtohen propozimet dhe rekomandimet e komisioneve parlamentare. Ndërsa më 29 gusht, Kuvendi do të mbajë një seancë për miratimin e 13 ligjeve që kanë të bëjnë me Raportin e Progresit.

Sipas Xhavit Halitit, mbledhja e radhës e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet me datë 23, ku do të shqyrtohen disa ligje që janë në procedurë në lexim të parë. Ndërsa,  më 29 gusht, do të mbahet seanca tjetër, ku do të miratohen ligjet që kanë të bëjnë me Raportin e Progresit.

 

“U vendos që seanca e radhës për miratimin e 13 ligjeve të cilat janë të obligueshme para 1 shtatorit, që dihet që është obligim i Kuvendit sepse duhet të miratohen për Raportin e Progresit, do të mbahet mbahet me 29 gusht me qëllim që Kuvendi të arrij që pjesën e vetë obligative për miratimin e ligjeve që ka të bëjë me Raportin e Progresit, ta bëjë para 1 shtatorit” ka thënë Haliti.

 

Ndërkohë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë në pushim deri me 22 gusht, edhe pse ky pushim do të duhej të ishte më i gjatë, kjo ka ardhur si pasojë e situatës në veri të vendit. (LajmeShqip.com)