Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 14:29

Prishtinë – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, ka ngritur shqetësimin ndaj rezistencës që i ka bërë Komuna e Prishtinës, Policisë së Kosovës, duke i pamundësuar policisë që, siç ka thënë ai, të kryejë punën e saj.

Madje Buzhala këtë e ka quajtur sabotim të kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa.

“Kërkoj që kryetari i Komunës së Prishtinës të shpjegohet lidhur me këtë rast. Unë mendoj që Ministria e Drejtësisë edhe gjyqtarët që janë caktuar në gjykatat e Kosovës kanë qenë ekskluzivisht në mandatin e ministrave dhe presidentëve të LDK-së“.

Kuvendi i Kosovës, ndërkohë, ka filluar të bëjë shqyrtimin e parë të disa projektligjeve, përfshirë këtu atë për bashkëpunim ndërkomunal dhe partneritete, për Këshillin Ekonomik-Social, për organizimin sindikal në Kosovë etj.