Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 08:08

Holanda me Kosovën, do të nënshkruajnë marrëveshjen për nisjen e procedurave për selinë e Gjykatës Speciale, sapo të marrë zyrtarisht vlerësimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese nuk e ka dhënë ende verdiktin e saj rreth kushtetutshmërisë së miratimit të amendamentit kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, megjithëse kjo lëndë është dërguar në Kushtetuese para një muaji nga tri subjektet opozitare (“Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma”).

Kjo vonesë e Gjykatës Kushtetuese është duke penguar Qeverinë e Kosovës që t’i fillojë negociatat me Holandën rreth vendosjes së Selisë së Gjykatës Speciale në këtë vend. /Zëri/