Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 17:27


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke shqyrtuar kërkesën e dorëzuar nga 24 deputetë të Kuvendit të Kosovës, të përfaqësuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Gjykata thotë se parashtresa përmban kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit nr. 05-V-139 të Kuvendit, të 3 gushtit 2015, për miratimin e amendamentit XXIV në Kushtetutë.

“Në vijë me praktikën konsistente të Gjykatës për kërkesat e dorëzuara sipas nenit 113.5 të Kushtetutës dhe në vijë me fushëveprimin dhe me objektin e çështjes së kërkesave të tilla, të gjitha palëve relevante u është kërkuar që të japin komente dhe informata përkitazi me këtë kërkesë”, thuhet në njoftim.