Lajme Shqip Monday, 15 August 2011 19:12

Prishtinë  – Ministrja e Kosovës për Tregti dhe Industri, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në kufijtë me Serbi do të përdoren vetëm vulat me simbolet e doganave të Kosovës.

“Të vetmet vula që do të përdoren në kalimet kufitare janë ato me simbolet e doganave të Kosovsë”, ka thënë Kusari-Lila, duke reaguar në shkrimet e medieve të Beogradit për propozimet e Serbisë që të përdoren vulat e dyfishta.

Ministrja e Kosovës ka thënë se ky propozim nuk është i pranueshëm për palën e Kosovës. Ajo ka vlerësuar se ka qenë e planifikuar që për vulat doganore të fliltet që në fillim të procesit negociator, në mars, porse “ekipi i Beogradit e ka komplikuar situatën dhe e ka sjellë gjendjen e tashme në terren”.

“Tani çdo propozim është i papranueshëm për palën e Kosovës. Vulat e doganave të Kosovës janë të vetmet që do të jenë në kufijtë e Kosovës”.