Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 09:53

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, thotë se qeverisja në këtë komunë po ecën mirë.

Në një intervistë për “Epokën e re” ajo ka bërë me dije se është duke bërë një punë të madhe për përmirësimin e shërbimeve komunale dhe përmirësimin e ambientit të klimës së bizneseve.

Duke folur për raportet komunë – Qeveri, Kusari – Lila ka thënë se po përpiqen maksimalisht që këto raporte të jenë korrekte.

Megjithatë, ajo ka vërejtje për vizitën e fundit të kryeministrit Mustafa në Gjakovë, i cili nuk e takoi atë.

Kusari – Lila ka thënë se një gjë e tillë Mustafa nuk e bëri në komunat tjera.

“Ekzekutivi duhet t’u shërbejë qytetarëve të Kosovës, pa dallime politike, fetare, etnike apo gjinore. Mendoj se nuk ka nevojë për politizime të panevojshme”, është shprehur Kusari – Lila. /epoka e re/