Lajme Shqip Wednesday, 12 June 2013 16:40

Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar tetë vjetorin e themelimit. Lideri i saj, Albin Kurti, ka folur për aktivitetet e këtij subjekti përgjatë tetë viteve, duke thënë se Vetëvendosje ka shndërruar vështirësië në sfida dhe “sulmet e regjimit nuk e kanë frikësuar lëvizjen”.“Në qindra aksione, protesta e demonstrata pati mijëra lëndime, por ne vazhduam e vazhdojmë pareshtur me aktivitetet tona. Vuajtjet e humbjet tona janë edhe pjesë e vuajtjeve e humbjeve të popullit, por edhe të pakrahasueshme me to”, tha ai.

Në fjalën e tij, Kurti tha se Vetëvendosje e ka ndryshuar perceptimin për politikën, dhe se lëvizja e ka dëshmuar “që është e mundshme të jesh edhe deputet, edhe aktivist; të jesh edhe politikan, edhe i ndershëm”.
Sipas tij, për shkak të ndryshimit që Vetëvendosje i ka bërë politikës dhe politikbërjës, institucionet në përgjithësi dhe regjimi janë traumatizuar, që ka ndikuar në siç tha ai, që lëvizja të jetë sbjekti më i keqkuptuar e i keqinterpretuar.