Lajme Shqip Thursday, 28 July 2011 12:37

Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga Presidetja e vendit të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në vend, pas rritjes së tensioneve në veri. Lideri Albin Kurti tha se me sulmet në veri janë sulmuar institucionet e vendit.

Lideri i Vetëvendosjës Albin Kurti përshendeti aksionin e policisë së Kosovës, por ka kërkuar nga bartësit e institucioneve që të shtrëngojnë masat e sigurisë. Kurti tha se presidentja duhet të shpallë gjendje të jashëtzakonshme në vend, pas rritjes së tensioneve në veri.

“Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës presidentja e vendit duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në vend. Në përputhshmëri me këtë nën Kosova ka nevojë emergjente për masa mbrojtëse neni 131 paragrafi 1 pika 1 si dhe ka rrezik të brendshëm ndaj rendit Kushtetues dhe sigurisë publike”, tha ai.

Kurti tha se tashmë Kosova duhet të ndërpresë bisedimet me Serbinë.

“Të ndërpritet menjeherë procesi i bisedmive me Serbinë. Të aktivizohen të gjitha resurset qytetare dhe institucionale për mbrojtje të Kosovës. Në ditet në vijim Kosova duhet që në këtë situatë emergjenta ta thellojë bashkëpunimin me Shqipërinë, SHBA, shtetet e BE-së që na kanë njohur shtetin dhe Turqinë për realzimin e ushtrimit të autoritetit në të gjithë teritorin e shtetit tonë”, tha ai.

Lideri i vetëvendosjes theksoi nevopjën që të rishikohet pozita e misionit të EULEX-it. Ai tha se Republika e Kosovës duhet të fillojë bisedime më Brukselin që të nderpresë misionin e EULX-it dhe të ridefinojë praninë e BE-së në Kosovë.  Kurti tha se këto propozime do t’i paraqesin edhe në Kuvendin e Kosovës.