Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 14:34

Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje dhe FER kanë thënë se Kosova nuk ka dalë nga kriza me marrëveshjen e fundit ndërmjet krerëve të tri partive politike.

Ata thonë se kryeministri Thaçi, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, po e përcajnë popullin, kurse vetë janë të bashkuar.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se tash PDK, LDK dhe AKR janë regjimi, kurse Vetëvendosje është rezistenca.

Kandidaten e propozuar për presidente konsensuale, Kurti e quajti unifikim përmes të panjohurës.

Ndërkohë, edhe Shpend Ahmeti nga FER ka hedhur kritika të ashpra ndaj Isa Mustafës, duke thënë se ai e legjitimoi 12 dhjetorin. Ai tha se LDK i dha biletë falas koalicionit edhe për 2 vjet e gjysmë.