Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 21:40

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se kryeministri Isa Mustafa është duke shkuar hapave të paraardhësit të tij Hashim Thaçit.

Në një intervistë në RTK, Kurti tha se Mustafa tentoi në seancën e fundit të Kuvendit që të flasë broçkulla lidhur me “Zajednicën”.

Sipas tij, opozita nuk do të lejojë të mbahet seanca e Kuvendit përderisa kryeministri Mustafa ta heqë nënshkrimin nga Asociacioni i Komunave serbe nënshkruar në Bruksel.

Sipas Kurtit, ky Asociacion e qon shtetit drejt siç tha ai “abortimit”.

Ish lideri i VV-së ka thënë se aksioni me vezë në Kuvend ishte i qëlluar dhe se shumë njerëz janë pajtuar me të. /kp/