Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 22:43

Sot rreth orës 14:00, 15 policë të Kosovës kanë hyrë në Listën IQ Srpska në Mitrovicë për ta kërkuar drejtorin e Zyrës së Kosovës ë Qeverinë e Serbisë, shkruan gazeta e Beogradit, Kurir, sipas së cilës në atë zyrë Gjuriq kishte mbajtur takim me ekipin mbrojtës të Oliver Ivanovqit.

“Kanë ardhur 15 sish, me pesë automjete, pa sqarime. Pyetën në ishte Gjuriqi aty, e ne i thamë se ai kishte shkuar. I ftuam të hynin brenda. E gjitha zgjati 15 minuta dhe pas disa udhëzimeve që i morën përmes motorolave, u tërhoqën shumë shpejti, ashtu sikur dhe erdhën – pa sqarime. Kemi dëgjuar që ata Gjuriqin e kanë kërkuar edhe në disa vende të tjera, por kjo gjë atë s’e ka penguar në zhvillimin e aktiviteteve të e veta”, citon burimin e vet Kurir nga Lista Sërpska, transmeton Koha.net.

Gazeta thotë se nga një burim i vet në Prishtinë, që ka dashur të mbetet anonim, është i informuar mirë se Hashim Thaçi, përmes ministrit të vet të Policisë, në Mitrovicë kishte dërguar policë për ta arrestuar Gjuriqin, me pretekstin se ai kishte hyrë pa leje në Kosovë. Të gjitha këto informata gazeta ia faturon një burimi anonim, i cili këtë hap të Thaçit e ka parë si përpjekje të tij për ngritje të rejtingut.

Gazeta në fund shton se asnjë nga këto informacione nuk janë konfirmuar në Zyrën serbe për Kosovën.

E vërteta është se sot në Mitrovicën ka qenë Marko Gjuriq. Ai me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Branimir Stojanoviqin, ka kërkuar lirimin nga burgu të Oliver Ivanoviqit të akuzuar nga EULEX-i për krime lufte në Kosovë.

Në pjesën jugor ka qëndruar kryeministri Mustafa, i cili ka thënë se zyrtarët e Serbisë në Kosovë mund të vijnë vetëm me leje.