Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 14:38

Derisa Kosova gjendej në gjendje të rëndë si pasojë e terrorit të forcave policore serbe, politikanët e atëhershëm që përfaqësonin Kosovën ishin “shpërndarë” nëpër vendet e Evropës e më gjerë.

Dhe ndër ta ishin edhe kryeministri i atëhershëm në ekzil, Bujar Bukoshi, si dhe presidenti (tanimë i ndjerë) Ibrahim Rugova.

Në një video të publikuar, transmeton Telegrafi, e cila sipas AP-së ka të bëjë me zhvillime të majit të 1998, Bukoshi kishte folur në prag të vizitës në Shtëpinë e Bardhë të Ibrahim Rugovës, president i Kosovës.

Thuhet më tej se Rugova dhe përfaqësuesit e udhëheqjes së Kosovës, atëbotë ishin takuar me zyrtarë të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, diplomatë të huaj dhe lobistë.

E përderisa ata po mundoheshin të bindnin ndërkombëtarët për mbështetje/ndërhyrje, si përkthyes kishin pasur publicistin Veton Surroi, përkatësisht tanimë ministrin e Brendshëm, Skënder Hyseni. /Telegrafi/

E “rolin” e përkthyesit atëbotë e kishte “luajtur” edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-rektori i UP-së, Enver Hasani, i njohur si “Baba”.

Këtu mund ta shihni videon kur Hasani kishte përkthyer për zv.kryeministrin, atëbotë liderin politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.