Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 09:56

Agjencia e madhe ndërkombëtare e lajmeve, Associated Press ka publikuar së fundmi të gjitha video-arkivën e saj në YouTube.

Ndër videot e shumta të publikuara janë edhe ato për Kosovën, ku mund të evidentohet shumë historia dhe ajo që ka ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.

Një nga këto video është edhe ajo e trupave të NATO-s duke u bërë gati në Kukës që të hyjnë në Kosovë, shkruan Lajmi.net.

Aty shihen ushtarë të shumtë teksa rregullojnë kamp. Ata madje janë shumica dhe lakuriq në pjesën e epërme, për shkak të ngrohtit të madh.