Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 15:54

Prishtinë – Nuk ka asnjë përplasje mes qeverisë së Kosovës dhe deputetit Fatmir Limaj, tha zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi. Kuçi tha se qeveria mbështet kushtetutën dhe ligjin dhe në këtë rast Limaj është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe në bazë të Kushtetutës ai gëzon imunitet.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se Qeveria e Kosovës ka vlerësuar bashkëpunimin e deputetit Fatmir Limaj me drejtësinë, ndërkohë që ka mohuar se ka apo ka pasur përplasje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe deputetit Fatmir Limaj.

I pyetur nëse duhet që EULEX-i ta tërheq fletë-arrestin për Limajn, Kuçi tha se Qeveria e Kosovës e mbështet sundimin e ligjit në Kosovë dhe kërkon që Kushtetuta dhe ligji të respektohen nga të gjithë. Ai tha se Fatmir Limaj është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe në bazë të Kushtetutës ai gëzon imunitet.

Numri dy i qeverisë së Kosovës Kuëi nuk ka dashur të komentoi deklarata e liderit të lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili ka thënë se fletë arresti për Limajn është bërë që të shpëtoj kryeministri i Kosovës Hahsim Thaçi nga akuzat dhe hetimet për korrupsion.  Kuci ka thënë se deklarata e tilla vijnë nga njerëzit që bëjnë politikë të mëhallave.

Zëvendëskryeministri Kuçi gjithashtu ka komentuar edhe protestat e sotme në mbrojtje të ish luftëtarëve të UÇK-së që janë arrestuar ditë më parë nga EULEX-i. Ai ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe secili ka të drejtë të protestoj në mënyrë demokratike.