Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 13:02

Prishtinë – Procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi, krahas çështjeve të tjera do të nxjerrë në shesh edhe të vërtetën për të zhdukurit e luftës në Kosovë e, veçanërisht, rastin e Prof. Ukshin Hotit. Kështu ka thënë numri dy i Qeverisë së Kosovës dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuqi.

Zv/kryeministri dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, vlerësoi sot se bisedimet Kosovë-Serbi do t’i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ai ka thënë se temat të cilat deri më tani janë diskutuar, janë të karakterit ndërshtetëror, dhe do t’i ndihmojnë bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimeve evropiane.

Kuqi ka shtuar se çështja e personave të pagjetur si dhe ajo e profesor Ukshin Hotit dhe personaliteteve në tërësi, do të jetë temë e rëndësisë së veçantë, për të cilën do të punohet në bashkëpunim të ngushtë me ndërkombëtarët.