Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 07:38

Bruksel – Rundi i ri i bisedimeve, i gjashti me radhë ndërmjet Prishtinës e Beogradit, i planifikuar që të mbahet sot  në Bruksel, është shtyrë për në muajin shtator. Kjo u bë e ditur mbrëmë nga i dërguari i Bashkimit Evropian në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Kuper.

“Kemi marrë vendim që të anulojmë takimin e dialogut dhe i kam informuar që të dy palët për këtë”, ka thënë Kuper, për të shtuar se takimi është shtyrë, meqë nuk dukej se palët do të dakordoheshin për ndonjë marrëveshje.
“Tash jemi në fazën e diskutimeve, ku jemi shumë afër marrëveshjeve për disa çështje dhe nuk ka pse të mbahet takimi përderisa nuk jemi në gjendje që të arrijmë ndonjë marrëveshje. Kështu që vendosëm se do të ishte më mirë që të mos kishte takim, por të rifillojmë në shtator, ku mendoj se do të ketë një perspektivë më të mirë për pajtueshmëri për çështje të caktuara”, ka thënë i dërguari i BE-së në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Kuper.